Tuesday, February 07, 2012

Sarajevo dhe Mostar

Cmimi  159 Euro/person

Guide profesionale ne Anglisht me perkthim + darke tradicionale me muzike + Ekskursion ne Mostar

Dita e Pare

Nisja nga Tirana me autobus dhe ndalesa te perfshira gjate rruges per ne Sarajeve. Mberritja ne Sarajeve, akomodimi ne hotel .

Dita e Dyte

Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit ne oren 09 00 nisja per te vizituar qytetin e Sarajevos per rreth 4 ore me guide vendase.

Guida do te filloje me nje tour panoramik te « Sarajeves gjate luftes », me pas do te vizitohet Muzeu i Tunelit, I cili gjate 4 viteve qe Sarajevo ishte nen pushtim, ishte e vetmja rruge per te hyre dhe dale nga Sarajeva.

Pas turit panoramik do te vazhdojme me kembe nje vizite ne Bascarsija, pjesa e vjeter e qytetit, e cila per nga vlera historike dhe kulturore eshte ne mbrojtjen e Unesco-s. Ne kete pjese do te shihni Xhamine e Beut e cila eshte ndertuar para 600 vjetesh, Medresa Kursumlija, shkolla Myslimane e ndertuar gjithashtu para 600 vjetesh, Qendren kryesore te qytetit, Vijecnica – e ndertuar gjate pushtimit Austro-Hungarez, Kishen Orthodokse te Sarajeves e cila eshte nje nga kishat me te vjetra ne Ballkan ndertuar ne shekullin 5 / 6 AD., Katedralen e Zemres se Krishtit, me e madhja ne Bosnje – Hercegovine, Tempullin e vjeter hebre i cili eshte rikonstuktuar ne vitin 1821 dhe sot eshte sinagoga e vetme ne Sarajeve, Burimin e ujit Sebilj (burimi i bamiresise) i cili gjendet ne qender te qytetit dhe eshte ndertuar  ne vitin 1754 ku ekziston edhe nje legjende mjaft e bukur per te, Uren Latine e cila eshte ndertuar ne vitin 1798 dhe eshte bere e famshme pasi ne te jane vrare Duka Fedinand me gruan e tij Sofi, si dhe Uren Romake e cila eshte ndertuar midis viteve 1530-1550 ne periudhen otomane  dhe ka sherbyer si pika hyrese perendimore ne qytetin e Sarajeves. Kohe e lire per dreke, Pazar, suvenire, kafe etj.
Darka e organizuar ne nje nga restorantet vendase me muzike live dhe ushqim tradicional Boshnjak.

SARAJEVO
mbrapa  Set 1/2  para
SARAJEVO
SARAJEVO2
SARAJEVO3
SARAJEVO4

Dita e Trete

Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit nisja per ne qytetin e Mostarit, qyteti me i madh pas Sarajevos. Ne kete qytet do te vizitoni :

Uren e Vjeter – prej nga ka marre emrin dhe qyteti. Kjo ure eshte ndertuar ne kohen e pushtimit Otoman ne vitin 1966 dhe pas shkaterrimit nga lufta e fundit u rindertua ne 2004 dhe sot eshte monument ne mbrojtjen e UNESCO-s.

Shtepia Muslibegovica, monumenti kombetar I Bosnjes, e ndertuar 300 vjet me pare, konsiderohet si nje nga objektet arkitekturore me te cmuar te qytetit. Ekspertet e arkitektures Otomane e konsiderojne kete shtepi si nje nga me te bukurat ne Ballkan te periudhes Otomane.

Rrugen Kujundziluk dhe Old Bazaar. Ky eshte vendi me I mire ne qytet per te blere suvenire si dhe piktura  me pamje nga vendet me te bukura te qytetit.

Xhamine Karadoz–Bey e ndertuar ne vitin 1557 nga nje arkitekt Turk, ajo renditet midis xhamive me te bukura ne rajon, dhe me kupolen e saj gjigande dhe 4 minaret, eshte ehde me e madhja.

Pushim per te blere suvenire dhe per dreke dhe nisja per ne Tirane.

Ne pakete perfshihen:

  • 2 Nete fjetje ne Hotel ne Sarajeve (Hotel Grand 4*) www.hotelgrand.com
  • Mengjeset
  • Nje Darke ne Sarajeve me muzike live.
  • Udhetimi me autobus komod
  • Shetitjet dhe transfertat brenda qytetit
  • Guida gjate turit ne Sarajeve dhe Mostar
  • Biletat e hyrjeve ne Muzeume
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia


Dergo nje Kerkese..>