Diele, Tetor 26, 2014

Ekskursion ne Amsterdam

AMSTERDAM, Qyteti I Luleve

Nje udhetim mbreselenes ne nje nga qytetet me te mrekullueshem dhe te vecante te Evropes.

 4 Dite te plota. 26-30 Nentor 2010.

Cmimi :  620 Euro/person
Ekskursionet  jashte Amsterdamit 

Dita e pare:

Nisja ne oren 05 10 me MALEV. Mberritja ne aeroportin e Amsterdamit ne 09 30. Nga aeroporti do te vazhdojme nje tur panoramic me autobus per tu prezantuar me qytetin e mrekullueshem te Amsterdamit si dhe me historine e tij duke kaluar permes rrugeve, shesheve dhe qendrave te tij me te rendesishme. Ky tur do te zgjase rreth 3 ore dhe me pas do te behet transferta dhe akomodimi ne hotel, I cili ndodhet ne qender te qytetit, ne Sheshin e Muzeumeve.
Pushim rreth 2 – 3 ore ne hotel.
Mbasdite do te vazhdojme turin e nje pjese te qytetit te Amsterdamit, ku do te permendim Sheshin e Muzeumeve, VondePark dhe me pas do te vazhdojme per ne Leidseplein, nje nga sheshet me te njohura te qytetit per jete nate. Ketu do te gjeni bare, restorante e dyqane te hapura deri ne oret e vona te mbremjes. Nje atmosfere e mrekullueshme dhe plot gjalleri do tu shoqeroje gjate gjithe mbremjes ne kete shesh.

Dita e dyte:

Pas mengjesit ne hotel ne oren 10 00 nisja per nje shetitje me anije ne kanalet e Amsterdamit. Kjo shetitje do tu prezantoje ne nje tjeter forme qytetin, i pare nga nje tjeter kendveshtrim. Pamje te mrekullueshme do te shfaqen para jush te kanaleve, urave, shtepive te tregetareve te shekullit 17-te me catite e tyre karakteristike trekendeshe, varkave shtepi dhe portit te vjeter, si dhe do te degjoni nga guida shpjegimet perkatese.

Pas shetitjes me anije, do te ndalojme prane Stacionit qendror te trenit (Central station), prane te cilit ndodhet dhe Pallati I Burses Beurs van Berlage, i cili sot funksionon sot si pallat publik per koncerte dhe ekspozita. Do te vazhdojme turin permes rruges Damrak, nje nga bulevardet kryesore te Amsterdamit, plot me dyqane, kafe, restorante dhe suvenire, e cila na con ne Sheshin Dam.
Sheshi Dam
eshte qendra e Amsterdamit, dhe nje nga sheshet me te bukura dhe te rendesishme te qytetit. Ne contrast me historine e tij te trazuar, ky shesh tani eshte nje vend I qete ku fluturojne qindra pellumba dhe turistet ndalojne per tu clodhur. Ne qender te sheshit ndodhet monumenti Kombetar i Lirise, i cili perfaqeson clirimin e Hollandes gjate luftes se dyte Boterore, me nje lartesi prej 22 m. Pallati mbreteror, i cili dominon sheshin, me fasaden e tij klasike dhe skulpturat e mrekullueshme eshte nje pasqyre e shkelqimit dhe pushtetit te ketij qyteti.
Kisha e Re
, eshte nje tjeter monument qe ndodhet ne Sheshin Dam, e ndertuar ne shekullin 14 – te ne stilin Gothik.
Muzeu i Madame Tusaud ndodhet gjithashtu ne kete shesh. Nje muze teper I vecante ku gjenden te gjitha figurat me te shquara te Politikes, Artit dhe Kinematografise Boterore.

Rruga Kalver eshte nje rrugice e ngushte shume e bukur, me ndertesa karakteristike Hollandeze, dyqane te panumerta, bare, coffeshop, pergjate te ciles do te kalojme per te shkuar dhe vizituar Beginjhof, nje kopesht i bukur i rrethuar nga shtepi te vjetra. Shtepite rreth ketij kopshti kane qene dikur banesat e murgeshave Beguine dhe sot ende jane banesat e grave te vetmuara. Ne qender te kopshtit ndodhet nje kishe mesjetare dhe shtepia me numrin 34 eshte me e vjetra e Amsterdamit.
Nje shetitje ne Lagjen me Drita te Kuqe (Red Light District), shume e famshme ne te gjithe Europen do te jete vizita e fundit per kete dite, pas te ciles mund te shkojme diku per te ngrene darken, kthehemi ne hotel apo ata qe duan te shijojne jeten e gjallerueshme te Amsterdamit naten, mund te vazhdojne programet e darkes.

Dita e trete:

Ekskursion dite e plote ne Delft, i cili  eshte nje tjeter qytet I vogel dhe shume interesant I Hollandes shume I njohur per punimet artizanale te qeramikes me ngjyrat karakteristike bardhe dhe blu dhe per piktorin e famshem Johannes Vermeer. Per tu vizituar: Qendra e qytetit, Kisha e re e cila gjendet ne sheshin kryesr te qytetit me kullen e saj 109 metra ku ndodhen edhe varret mbreterore, Kishen e vjeter e ndertuar qe ne vitin 1240 me kullen e saj karakteristke ne te cilen ndodhet varri I Vermeerit etj. Ekskursioni do te vazhdoje ne Hague, (Den Haag) eshte “shtepia” e Qeverise Hollandeze dhe Parlamentit, si dhe e Ambasadave te huaja. Megjithate Monarket hollandeze jane kurorezuar ne Amsterdam qe nga viti 1813, dhe per kete arsye Haga ka mbetur si nje kryeqytet provincial. Nje qytet I vogel dhe I qete prane detit, I cili shtrihet ne nje siperfaqe te madhe dhe me nje popullsi te vogel, Haga ka fituar titullin “fshati me I madh ne Europe”.
Per tu vizituar: Parlamenti, Night’s Hall, Pallati I Paqes etj.

Ne mbremje kthim ne Amsterdam ne hotel dhe mbremje e lire.



View Hoteli ne Amsterdam in a larger map

Dita e katert:

Pas mengjesit ne hotel paradite e lire gjate te ciles mund te vizitoni Muze te ndryshem. Prane hotelit ndodhen disa nga Muzete me te medhenj dhe te njohur te Amsterdamit, ku mund te permendim Muzeun Kombetar te Artit, Muzeu i Van Gogh, etj.
Per ata qe kane lexuar Ditarin e famshem te Anna Frank, eshte rasti me i mire per te konkretizuar ne menyre vizuale historine dhe jeten e pershkruar ne kete ditar, duke vizituar shtepine Muze te Anna Frank-ut. Pasdite nisja per ne aeroport ku do te marrim fluturimin per ne Tirane.

Ne pakete perfshihen :

  • Udhetimi vajtje – ardhje me avion MALEV
  • 3 nete fjetje ne hotel me 3 yje ne qender te qytetit.
  • Mengjeset per ditet e qendrimit.
  • Ekskursionet dhe turet sipas programit te pershkruar me lart.
  • Shetitja me anije ne kanalet e Amsterdamit
  • Ekskursionet jashte Amsterdamit
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Siguracioni shendetesor

Ne pakete nuk perfshihet:

  • Viza Hollandeze e cila kushton 35 Euro/person. Pensionistet dhe femijet nen 6 vjec nuk paguajne per vizen

Ne momentin e prenotimit do te paraqisni prane agjensise tone:

  • Passaporte
  • Certifikate personale
  • Certifikate familjare
  • 1 Fotografi
  • Vertetim Pune
  • Vertetim Bankar
  • 50 % e cmimit te paketes.

Aplikimin per vize dhe dokumentacionin e duhur e pergatit agjensia, Klientet do te paraqiten ne ambasade per te dorezuar dosjen personalisht ne nje dite dhe orar te caktuar per te cilin do tu njoftojme ne.