Enjte, Prill 17, 2014

Pushimet e Veres 2013 - Kalkidhiki, Halkidiki, Kalkidiki

images

Ofertat me te mira per pushimet e veres ne Kalkidiki.

Plazhet me rere ne Kasandra dhe Sithonia.

Resorte familjare All Inclusive.

Deti i kristalte, argetim dhe jete nate ne qendrat turistike Kalithea , Hanioti etj

LISTA E HOTELEVE NE KALKIDHIKI...>>

Harta e detajuara  e Kalkidhikise..>>

Kalkidikia, Kalkidhikia, Halkidikia

Me nje forme te ngjashme me Tridentin e Poseidonit qe shtrihet ne detin Egje, Kalkidhikia eshte nje vend shume terheqes per turistet.

Pyje te gjelber me pisha qe zbresin deri ne det, reflekset e arta te diellit qe pasqyrohen ne ujrat e smeraldta, plazhet me rere te bardhe, Tradita kulturorore, ushqimi, lashtesia historia.

Kasandra, (rreth 75 Km nga Selaniku, afersisht nje ore)

Gadishulli I pare, eshte sot nje nga resortet turistike me moderne te Greqise. Mund te gjeni ketu disa nga komplekset turistike me te medha dhe me te bukura, me standarte dhe sherbime te cilesise me te larte si dhe te shijoni guzhinen tradicionale greke dhe ate mesdhetare te pergatitur nga guzhinieret me te njohur.

Nese ju pelqejne plazhet e organizuara, me rere dhe det te paster, Kasandra eshte vendi I duhur.

Afitos, Kalithea, Hanioti, Polyhrono, Pefkohori, Paliuri, Posidi, Sani, Potidea. Keto jane qytezat dhe zonat ku gjenden plazhet me te mira, me rere te ashper, det te kalter ranor, bare, lokale dhe taverna si dhe rrugicat me vilat karakteristike greke, dyqane suveniresh dhe plot gjalleri.

Nese ju pelqen jeta e nates, Kalithea eshte vendi ku ndodhen disa nga baret dhe pub-et me te njohura te Greqise.

Familjet me femije te vegjesl mund te gjejne ketu resortet me te mira me parqe te gjelberuara, kende lojrash dhe ambjente argetimi per femijet e tyre te vegjel, bregdet te bute me rere, animacion, ushqime dhe pije te zgjedhura dhe cilesore, te cilat sherbehen ne te gjitha ambjentet si ne pishine, plazh etj. gjate gjithe dites.

Sithonia, (rreth 150 km nga Selaniku, afersisht 2 ore)

Gadishulli I dyte, eshte gjithashtu nje vend shume terheqes. Me nje reliev pak me kodrinor se Kasandra, ketu mbizoteron nje gjelberim I perhershem I cili vesh pothuaj gjithe gadishullin. Gjithashtu edhe ne kete gadishull do te gjeni resorte me te qeta qe ofrojne te gjitha sherbimet dhe lehtesirat per te bere pushimet tuaja sa me te kendshme dhe relaksuese.

Lagomandra, Neos Marmaras, Toroni, Porto Carras, Porto Koufo, Kalamitsi etj jane disa nga plazhet me te bukura te Sithonias, me nje det te kthjellet ngjyre smeraldi, rere te bardhe dhe pamje spektakolare.

Ouranoupoli, (rreth 120 km nga Selaniku, afersisht 1 ore 40 min)

Dhe ne fund, gadishulli I trete, Mont Athos, ne fillim te te cilit eshte zona e Ouranoupolis, ku gjenden disa nga hotelet me te bukura per pushime te qeta dhe relaksuese.

Vete gadishulli I trete Mont Athos eshte nje monument shume I rendesishem Kristian, I paprekur nga koha, zhvillimi dhe modernizimi, eshe vendi I manastireve dhe murgjve.

Duke qene se nuk eshte e mundur te lejohet hyrja ne kete pjese te gadishullit, nje ekskursion shume interesant me anije ofrohet per te pare nga deti manastiret dhe monumentet e shenjta kristiane te cilat qendrojne per shekuj te paprekura.