Thursday, February 23, 2012

Shen Valentini ne Paris

images

Paris, 11-15 Shkurt 2012, 4 Nete/5 Dite, Cmimi 569 Eur / Person

Fluturim me Avion + Hotel 4 Nete + Ekskursione+Shetitje me anije ne Sene, Ekskursion ne Versaille.
Njoftim..!
Bileta e hyrjes ne Versaje e perfshire ne Cmim.

Nisja nga Tirana 04.20 (jo me te vlefshem)
Nisja nga Parisi 17.00 (jo me te vlefshem)

Qendrimi ne Paris 4 dhe 1/2 dite.
8 vende te lira...

Dita 1: 11 Shkurt (e Shtune)

Nisja nga Tirana me avion ora 04.20 dhe mberritja ne Paris 09.15.
Transferte nga aeroporti ne Hotel per te lene Bagazhet. 15 min pushim dhe nisje ne drejtim te Katedrales Notre Dame. Vizite e Katedrales nga brenda dhe vazhdimi i turit me kembe ne drejtim te Bashkise se qytetit dhe me tutje drejt qendres kulturore Georges Pomipidou, nje qender moderne e projektuar nga arkitekti Richard Mayer qe ngjan me nje zhakete te kthyer mbrapsht. Kohe e lire per kafe ne Les Halles.
ora 14.00 shetije me anije ne lumin e Senes (Bileta e perfshire). Ky udhetim zgjat rreth 1 ore, ku do te shikoni te gjitha objektet historike qe shtrihen pergjate senes dhe do te degjoni nga guida detajet historike per urat pergjate lumit.
Mbas shetitjes me anije ora 15.00 kthim ne hotel me metro.

Dita 2: 12 Shkurt (e Diele)


Shetitja me Anije. Ura e Alexandrit te III

Pallati i Madh i Ekspozicionit

Parisi gjate Nates

Pallati i Louver-it dhe Piramida

Pas mengjesit ne hotel nisja me autobuz ne:  Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide ne shqip ku do te vizitohen: Sheshi i Bastijes, Sheshi La Concorde, Kisha la Madlene, sheshi Vendome, opera Garnier, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes, Panteonin dhe perfundon ne Lagjen Latine.
Ne kete tour autobozi ndalon 20 – 30 min ne disa nga objektet per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 09.30 dhe mbaron 13.30 ne dreke. Mbas mbarimit te ekskursionit autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fast foode me cmime te ndryshme.

16.00 Mbas drekes vajtje me metro ne drejtim te Kulles Eifel (Bileta e hyrjes deri ne kat te trete 13 Eur, deri ne katin e dyte 8 euro).  Sado qe shume prej jush mund ta kene vizituar kete kulle ajo eshte gjithmone si nje spektakel modern, efekte dritash te kombinuara me nje muzike moderne.
20.00 Mbas kulles Eifel, kthim ne hotel me metro te asistuar nga guida.

Dita 3: 13 Shkurt (e Hene)

Pas Mengjesit nisje me autobus ne drejtim te Muzeut te Louvrit. Bileta e hyrjes 10 Eur(falas deri ne moshen 18 vjec, duhet pashaporta me vete).
4-5 ore ne dispozicion per te vizituar kete Muze.
Pas vizites se Louvrit, nisje me metro ne drejtim te kodres Montmartre( Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte te Krishtit ndertuar pas shkaterrimeve te 1870 prej pushtimit te Parisit prej Prusianeve dhe luftes civile qe pergjaku kryeqytetin.Cdo banor I Parisit ka financuar per ndertimin e kesaj Basilike I cili filloi ne 1873. Po ketu, disa rrugica me larg nga Basilika, do te vizitoni Sheshin e Artisteve ( Place du Tertre ) I cili eshte nje kujtim I kohes kur ne Montmartre linden tendencat e Artit Modern ne fillim te shekullit 20 ku pervec shume piktoreve te varfer ka jetuar dhe Pablo Pikaso.
Mbasdite kohe e lire ose kthim ne hotel me Metro te asistuar nga guida.

Dita 4: 14 Shkurt (e Marte)

09.00 Pas mengjesit nisja me autobuz ne drejtim: Keshtjella e Versajes, (Bileta e hyrjes e perfshire ne cmim) vizite e cila zgjate deri ne 13.30. Mbas nje vizite te plote te apartamenteve te mbreterve dhe kopshtit te keshtjelles vazhdon guida me autobuz ne drejtim te lagjes moderne te parist La Defence.
Kohe e lire per dreke dhe shopping ne nje nga qendrat komerciale me te medhate ne Paris: Le Quatre Temps.
17.30 kthim ne hotel me autobuz

Dita 5: 15 Shkurt (e Merkure)

Pas mengjesit dorezimi i dhomave, kohe e lire ose vizite Opera Garnier, Museu i Veteraneve me metro te aisituar nga guida.

14.30 Nisja me autobuz ne drejtim te aeroportit per te marre fluturimin ne oren 17.00

Ne pakete perfshihen:

  • 4 nete fjetje ne hotel me 3* me mengjes
  • Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion
  • Levizjet me autobus  ne ekskursionet sipas programit me guide ne shqip
  • Shetitja me anije ne lumin e Senes
  • Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
  • Shoqerues dhe asistenca nga agjensia
  • Bileta e Hyrjes ne Versaje

Ne pakete NUK perfshihen:

  • Drekat dhe darkat
  • Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume (Luvri 9Eur+Kulla Eifel 13 Eur)
  • Nen moshen 12 vjec femijet hyjne Falas ne Luver dhe Versaje
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »

SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.

  • Shtesa e pageses per person te rritur ne dhome teke eshte 100 euro.
  • Cmimi per femije nen 12 vjec qe ndan dhome dyshe me 2 te rritur do te jepet me kerkese

Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume
(Luvri 9Eur+Versaja15 Eur+Kulla Eifel 13 Eur)
Nen moshen 12 vjec femijet hyjne Falas ne Luver dhe Versaje

Oferte Speciale Spektakli:
Moulin Rouge = 76 Euro, 1/2 Shampanje (Vetem kush rezervon ne agjensi ne advance)

Per te rezervuar duhet:

  • Pasaporta
  • 50 % e cmimit te paketes

Shenim: Duke qene se ky tur eshte i ngjeshur me programe qe ne mengjes e deri ne darke nuk eshte i sugjerueshem per njerez shume te moshuar ose me probleme shendeti.