Thursday, February 23, 2012

Karnavalet ne Venecia

images

Karnavalet dhe Shen Valentini ne VENECIA

3 Nete/ 4 Dite

Rasti me I mire per te festuar Festen e te Dashuruarve ne atmosferen festive te Karnavaleve ne qytetin me romantik te Botes.

3 Nete/ 4 Dite

Cmimi: 399 Euro/person

12 Vende te lira...

Nisja ne Tirana ne 12 shkurt ne 18.10
Nisja nga Venecia ne 15 Shkurt 20.30

Dita 1 - 12 Shkurt: Nisja nga Tirana ne oren 18.10 dhe mberritja ne Venezia 19.40

Transferta me autobus ne hotel, akomodimi dhe darka e lire.

Dita 2 - 13 Shkurt: Pas mengjesit nisja per ne qytetin e vjeter historik te Venecias.

Nga Piacale Roma (Stacioni i autobusit ne qendren historike) merret anija e dhe stacioni I pare do te jete Ura Rialto.  Duke kaluar permes rrugicave karakteristike te Venecias do te mesoni historine e mrekullueshme te ketij qyteti  deri ne Sheshin San Marco. Vizite e monumenteve te Sheshit San Marko, monumenti me ir rendesishem nga pikpamja historike dhe arkitekturore eshte Dodge Palace (pallati i prokuratoreve),I cili ka qene baza e qeverise se Venecias per shekuj. Pervecse pallati rezidencial i Dodgave (prokuratoret e Venecias), ne te ndodhej gjithashtu dhe Gjykata e vendit, administrata civile dhe burgu i qytetit.

Kulla e Ores, dhe Basilika e Shen Markut jane te tjera monumente te rendesishme per tu vizituar ne kete vend.

Kjo dite, data 13 shkurt I kushtohet pikerisht jo-te dashuruarve.

Ne sheshin San Marko (11.00 dhe 16.00) do te organizohet: Sfilata e Maskave me temen: Kush kerkon dhe kush refuzon dashurine”, per te perkujtuar dashurite e pabesa, te pa-sukseshme, por edhe per te harruar historite e perfunduara dhe per te rifilluar histori te reja dashurie.

Ne oren 19.00 do te zhvillohet:

Festa e “Jo-Te Dashuruarve”,

Kjo feste do te paraprije Shen Valentinin. Kjo feste eshte per ata qe per momentin nuk jane te dashuruar, ose jane ne kerkim te dashurise, ose sapo jane ndare dhe per kete arsye duhet te harrojne. Animatoret do te intervistojne njerez te ndryshem ne shesh per ti pyetur per historite e tyre.
Nderkohe ne skenen ne mes te sheshit do te luhet mizike live per te ndezur shkendijat e dashurise edhe midis atyre qe nuk besojne me tek ajo.

Per ata qe nuk deshirojne te ndjekin festen ne shesh mund te vizitojne nje muze arti, Accademia me vepra arti te shek 9 - 17-te.

Kthimi ne mbremje ne hotel me autobus.

Dita 3 - 14 Shkurt: Pas mengjesit nisja me autobus per ne Venecia e Vjeter per te kaluar nje tjeter dite te plote. Do te vazhdoje guida ne sheshet, rruget dhe urat e qytetit, do te kalohet me anije permes Kanal Grandes, etj.

Nje shetitje me gondola permes kanaleve te Venecias do te jete nje eksperience unike ne kete udhetim.

Mund te vizitohen ne kete dite Muzeu Correr, Muzeu Arkeologjik Kombetar, Salla Monumentale e Bibliotekes Kombetare Marciana. Te gjitha keto muze jane te perfshira ne bileten e Dodge Palace.

Ne oren: 11.00 -13.00 dhe 16.00 -18.00 ne Sheshin San Marko do te zhvillohet: Sfilata e Maskave me temen : « Dashuria »

Animatoret do te ftojne konkurentet te maskuar te recitojne pjese te ndryshme. Publiku do te votoje per fituesin qe ka recituar me mire dhe ka masken me te bukur.

Ne oren 19.00 - 23.00

FESTA E TE Dashuruarve :

Nje mbremje romantike do te kalohet ne Sheshin San Marko me muziken e Dashurise. Ne kete feste do te krijohet mundesia per ti dedikuar te dashurve tuaj mesazhe dashurie, te cilat do te projektohen ne ekranin gjigant ne Sheshin San Marko. Mund te ngjiteni ne skene dhe ti dedikoni partnerit tuaj kengen tuaj te dashurise. Nje orkester ne skene do te interpretoje kenget e kerkuara si dhe pjese nga kenget me te njohura te dashurise.

Foto nga Karnavalet ne Venecia 2011

VM_E1303
mbrapa  Set 1/3  para
VM_E1303
VM_E1309
VM_E1335
VM_E1351

Kthimi ne mbremje ne hotel me autobus.

Dita 4 - 15 Shkurt: Pas mengjesit do te vazhdojme me ekskursione ne ishujt e tjere rreth Venecias ku mund te permendim Muranon i cili eshte nje nga vendet me te njohura ne te gjithe Europen per prodhimet e Kristaleve, ose shopping ne qender tregetare.

Rreth ores 17 30 nisja me autobuz per ne aeroport per te marre fluturimin (20.30) per ne Tirane.

Ne pakete perfshihen:

  • Mengjesi per ditet e qendrimit
  • Udhetimi Vajtje-Ardhje me Avion
  • Transfertat Aeroport/Hotel/Aeroport
  • Te gjitha transfertat me autobus, tren dhe anije gjate gjithe turit per te gjitha ditet.
  • Guide dhe shoqerues ne shqip.

Nuk perfshihen:

  • Drekat dhe Darkat
  • Biletet e hyrjes ne monumente

Cfare nuk duhet te humbisni gjate nje udhetimi ne Venecia:

  • Vizite e Galerise Accademia (Koleksion i pasur i pikturave Veneciane dhe te Venetos 1000-1800, bizantine, gotike, rilindjes.Mund te permendim atristet si Tiziano, Tintoretto, Tiepolo, etj.  Bileta e hyrjes 11Euro)
  • Dodge Palace (Bileta e hyrjes perfshin akses edhe ne Muzete e San Marcos dhe mund te perdoret per te gjithe periudhen e qendrimit ne Venecia. Cmimi i biletes eshte 17 Euro/person)
  • Shetitje me Gondola (Kostoja varion nga 50 - 110 euro per nje gondola por mund te ndahet me 2 ose 3 cifte)