Friday, July 30, 2010

Udhetim ne Dubai

dubaiCMIMI    1150 Euro

Dita e pare:

Nisja Nga Rinasi ora 14.25 me Olympic Airlines

04:00 (ora lokale ne Dubai) Mberritja ne aeroportin e Dubait ne oret e para te mengjesit dhe transferta ne drejtim te hotelit. Mberritja, akomodimi dhe sistemimi ne DELMON HOTEL4*

07.00-10.00 Mengjesi ne restorantin e hotelit. 10.00-13.00 Kohe e lire  (Emjaftueshme per kafen e mengjesit)                                                     13.00-15.00 Transferte per ne “Al Areesh Restautant” ku do te serviret dreka, nje ambjent gjigand  dhe me nje kuzhine te shumellojshme ne zgjedhje dhe shije.

15:00- 20.00 Tur Klasik I qytetit te Dubait: Si fillim kalojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed Road qe rrethohet nga gradacela dhe ndertesa plot drita ku pjesa me e madhe jane hotele me 5*. Do te kalojme ne plazhin Jumeirah net e cilin po zbatohen projekte gjigande si Ishulli I palmes dhe ne te njejten kohe do te shijojme bukurine perrallore te vilave me te pasura dhe me lluksoze te Dubait. Nuk do te harrojme pa vizituar dhe Xhamine Jumeirah qe do te na mahnise me arkitekturen e saj te vecante islamike. Vende te tjera si: Fshati Heritage, Pallati Zaabeel, shtepia e sheikut te njohur boteror Saed Al-Maktum, Muzeu I Dubait etj.. do te vijojne programin. Pas ketij turi prej me teper se 5 oresh behet kthimi per ne hotel. Perfshihet leveizja me autobus komod dhe guide ne gjuhen Angleze ( me perkthyes ne shqip)

Dita e dyte:dubai

07.00-10.00 Mengjesi ne restorantin e Hotelit

10.00-13.00 Pas mengjesit nisja per Shopping Tur gjate te cilit do te vizitojme qendrat me te njohura ku mund te permendim “ Madinat Jumeirah”, “ Ibn Batoota Mall” dhe “ Mall Emirates”ne te cilat serviren artikuj nga me te ndryshmit nga e gjithe bota duke nderthurur kultura te pafundme me njera tjetren.

13.00-15.00 Dreka do te kalohet ne nje nga restorantet me luksoze te botes “Junsui restaurant” ku origjinaliteti I kultures japoneze nderthuret me interieret e mahnitshme te Hotelit me te Famshem me 7* “Burj Al Arab”.

15:00-19:00 Pas drekes do I kthemi serish shooping duke kaluar ne rrugen Al Fahidi ku do te keni mundesi te blini bizhuteri, argjendari, suvenire dhe dhurata nga ky qytet kaq I vecante. Perfshihet leveizja me autobus komod

Dita e trete:

07:00 -10.00 Mengjesi ne hotel         10.00-18.00  Kohe e lire.

13.00-15.00  Dreka do te serviret ne nje tjeter restorant luksoz “ La Palma” ne forme buffe te hapur ku do gjeni gatime Nderkombetare dhe guzhine tipike Arabe.

18:00-19:00 Transferta nga hoteli ne Gjirin e Dubait me autobus ku do te behet imbarkimi ne anije.

19:30-20.00  Udhetim me anije “Taj Cruise”. Nje anije me nje kapacitet pre 280 personash qe pret ne zemer te ketij gjiri. Darka do te sherbehet ne restorantin e anijes. 22.00 Kthimi ne hotel.

Dita e Katert:

07:00-10:00 Mengjesi ne hotel.

10:00-15:00 Kohe e lire ne dispozicionin tuaj.Mund te vizitoni tregun e madh te floririt Golden Souks vend I cili ndodhet prane hotelit tone.

15:00-15:30 Udhetim me foristrada 4x4 ne Shkretetiren e Safarit. Shofer te specializuar te dunave dhe shkretetirave te pafundme do ju shoqerojne ne nje tur te paharrueshem. Rruge imagjinare, rere e nxehte, dhe nje perendim dielli I mrekullueshem nuk do ta harroni kollaj. Papritmas do e gjeni veten nen shoqerine e kercimtareve dhe tingujve te bukur oriental duke shijuar gjithashtu darken ne formen e nje barbeque. 21.00-22.00 Kthimi ne hotel.

23.00 Transferta me autobus drejt aeroportit.

Ne pakete perfshihen:dubai

  • Fluturim me Avion Vajtje/Ardhje
  • Hotel Demon 4* me mengjes
  • Transfertat Aeroport/Hotel/Aeroport
  • Shetitjet me autobus sipas programit
  • Dreka ne Al Areesh Restautant
  • Dreka ne “Junsui restaurant” ne Burj Al Arab”
  • Dreka ne La Palma Restorant
  • Transport me Fuoristrada  dhe Darka Barbeque ne Shkretetire
  • Shetetije me anije dhe darka bufe ne Anije
  • Viza per ne Dubai qe kushton 100 USD

Menuja Kryesore