Monday, September 06, 2010

Ekskursione jashte Amsterdamit

HAGE + DELFT + KEUKENHOF (Ekspozita e Luleve) - Dite e plote


Haga (Den Haag) eshte “shtepia” e Qeverise Hollandeze dhe Parlamentit, si dhe e Ambasadave te huaja. Megjithate Monarket hollandeze jane kurorezuar ne Amsterdam qe nga viti 1813, dhe per kete arsye Haga ka mbetur si nje kryeqytet provincial. Nje qytet I vogel dhe I qete prane detit, I cili shtrihet ne nje siperfaqe te madhe dhe me nje popullsi te vogel, Haga ka fituar titullin “fshati me I madh ne Europe”.
Per tu vizituar: Parlamenti, Night’s Hall, Pallati I Paqes etj.

Delft eshte nje tjeter qytet I vogel dhe shume interesant I Hollandes shume I njohur per punimet artizanale te qeramikes me ngjyrat karakteristike bardhe dhe blu dhe per piktorin e famshem Johannes Vermeer. Per tu vizituar: Qendra e qytetit, Kisha e re e cila gjendet ne sheshin kryesr te qytetit me kullen e saj 109 metra ku ndodhen edhe varret mbreterore, Kishen e vjeter e ndertuar qe ne vitin 1240 me kullen e saj karakteristke ne te cilen ndodhet varri I Vermeerit etj.





Keukenhof-Ekspozita e Luleve. Nje pasuri e pacmuar, nje spektakel shumngjyresh lulesh dhe bimesh decorative ne variete pa fund te alternuara me vepra arti te mrekullushme. Keukenhof eshte nje ekspozite unike dhe me fame boterore dhe nje nga destiacionet me te vizituara te Hollandes.

Ne cmim nuk perfshihet hyrja ne ekspoziten e luleve: 13.5 euro

Ne cmimi perfshihen:

  • Transporti me autobuz
  • guida dhe asistenca nga agjensia


VOLENDAM + ZAANSTREEK (Mullinjte e Eres) – Gjysem dite


Volendam, nje fshat I vogel piktoresk peshkataresh, I cili ende ruan traditat hollandeze, dhe banoret e ketij fshati veshin ende kostumet tradicionale gjate veres.







Zaanstreek, nje fshat I vogel ne veri te Amsterdamit, qe kufizon Lumin Zaan. Do tem und te shihni shtepite karakteristike hollandeze prej druri dhe Mullinjte e famshem te Eres, te cilet ruajne ende funksionin e tyre.


Ne cmim perfshihen:

  • Transporti me autobuz
  • Guida dhe asistenca nga agjensia