Friday, July 30, 2010

Pushime ne MALDIVE

maldive Sun Island Resort 5*
Maldive, Ari Sud

Cmimi: me kerkese..

Trajtimi: te tre vaktet te perfshira

Nete qendrimi ne Hotel: 7

SUN ISLAND RESORT 5*

PERSHKRIMI

Eshte nje hotel qe I ofron te gjitheve rehatine dhe kenaqesine e nje resorti te nje niveli te larte. I pozicionuar ne nje lagune gjigande me ngjyre pothuajse ne te gjelber, rrethohet dhe nga nje plazh koralor me rere te bardhe.kur mberrin ne ishullin e parajses e kupton menjehere qe ke braktisur jeten monotone te nje qyteti te zhurmshem. Ngjyra e detit, gjelberimi, plazhi Mjaft I paster dhe arkitektuar e vecante e hotelit na bejne te imagjinojme nje bote perrallore.

    

Hoteli eshte vetem 20 min nga aeroporti me nje anije te vogel e te shpejte. Ishulli ne fakt nuk eshte shum I distancuar nga qyteti, nje okazion ky per te zbuluar dhe njohur historine, kulturen dhe zhvillimin me te gjitha perplasjet e veta, duke nisur qe nga tregu I vjeter I peshkut dhe frutave, tradicional ky per popullin dhe deri tek Qendrat moderne financiare dhe politike, qe nga pamja moderne e qendres islamike e deri tek monumentet historike te se kaluares, qe nga muzeu I historiese antike deri tek dyqanet luksoze ne qender.

DHOMAT:

220 (bungalow) shtepi te vogla prej kashte, te gjitha buze detit dhe 40 te tjera  mbi uje. Dhomat jane te arreduara me elegance dhe Brenda kane: ajer te kondicionuar, ventilator, tv satelitor, minibar, kasaforte, telefon, banje, tharese flokesh dhe verande.

SPORTET DHE DEFRIMET:

Pishine per femije, katamaran, ski uji, skutera uji, tennis, aerobi,palester fitness, fushe volejbolli, basketbolli,ping pong, bilardo, diskoteke, karaoke. Gjeni gjithashtu edhe dyqane me bizhuteri dhe suvenire.mundesi per te programuar ture te ndryshme ne recepsionin e hotelit.

DOKUMENTAT E NEVOJSHME:

Pashaporte me skadence jo me vone se 6 mujore.

Viza turistike qe autorizon qendrimin deri ne 30 dite dhe qe merret me te mberritur ne Aeroport, Viza eshte e detyrueshme

NE CMIM PERFSHIHEN:

Bileta e avionit  Tirane-Milano-Maldive,Transporti i bagazhit deri ne 15 kg,Taksat aeroportuale,Transferta Apt/ Hotel/ Apt, Akomodimi ne hotel, Siguracioni shendetesor/ bagazhit

NE CMIM NUK PERFSHIHEN:

Ekskursionet facultative

MARRJA E DOKUMENTAVE DHE BILETAVE TE UDHETIMIT:

Dy deri ne tre dite perpara nisjes sherbimi yne I klientit do ju jape zarfin me te gjitha dokumentat e duhura per kete udhetim.

OFERTA ESHTE OBJEKT  I KONFIRMIMIT MBASI BEHET KERKESA

 
VENDODHJA E HOTELIT

Temperaturat ne Maldive

Maldivet kane nje klime te ngrohte tropikale.ka 2 stine te lagesht dhe te thate. Nga muaji janar deri ne muajin prill temperaturat variojne nga 28-30 grade. Nga muaji prill deri ne muajin dhjetor temperaturat variojne nga 30-28 grade. Temperaturat gjate ditesjane max 31 grade dhe gjate nates 25 grade.koha me e pershtatshme per tu vizituar maldivet eshte nga muaji janar deri ne muajin prill. 2 muajt qe bien me shume shi jane qershori dhe korriku.

Menuja Kryesore