Ekskursion ne Malte
Pozicionuar ne qender te detit Mesdhe, arqipelagu maltez kombinon bukurite e natyres me 7000 vjet histori. Bukuria fantastike e Maltes, guri i saj me ngjyrat e mjaltit dhe portat natyrale e kane bere Malten te famshme ne tere boten. Pozicionuar afer Afrikes dhe Lindjes se Larget , 90 km larg Sicilise, Malta ka plot det dhe djell. Bregdeti i saj me uje te kristalte eshte nje mrekulli; guret e medhenj, plazhet e vegjel me rere te kuqe, pishinat natyrale, shpellat nen uje dhe Dritaria Bojeqielli, klima e mrekullueshme, ajri i fresket... Thesari me I madh qe Malta ka eshte guri i saj- special gelqeror. Ky gur ngjyre mjalti i ka dhene pikerisht emrin Maltes: Melita, Ishulli i Mjaltit, arkitekture 7000 vjecare Hitoria e ndertesave se Maltes i referohet periudhes 4000 vjet pes , kur ishin ndertuar tempujt Hagar Qim qe edhe sot ruajne akoma misterin dhe magjine e tyre. Ne 1530 kane ardhur ne Malta kaloresit ioanitas qe gjate 200 vjeteve kane ndertuar cdo gje,duke filluar nga monumentet, kishat dhe qytetet duke e transformuar Malten ne nje xhevahir unik. Valletta, kryeqyteti, dhe qyteti i kaloreset mund te pershkohet me nje shëtitje ku mund te vizitoni kopeshtin Barraca,bulevardin Auberge De Castille. Nga kopshti Barracca mund te mahnitesh mjaft lehte nga pamje e mrekullueshme qe te dhuron panorama hipnotizuese e Portit te Madh. Katedralja e Shen Xhonit zoteron thesaret me te vyera dhe eshte njekohesisht katedralia e 3 ne bote per nga pasuria e saj . Ketu mund te gjeni monumentat dekorative te kishes, monumentet kushtuar varreve te kaloresve dhe Shen Xhonit dhe nder te tjera ju mund te adhuroni nga afer pikturat e famshme te Caravaggios. Medina, kryeqyteti i vjeter i Maltes eshte nje nga fortesat mesjetare me te bukura ne Europe. Gozo dhe Comino ju ofron nje pamje tjeter. Gozo eshte vetem 30 minuta larg me anije dhe ju pret te zbuloni sekretin dhe legjendën e tij. Shpella e Kalipsos, fortesa e Rabatit dhe nje pamje e mrekullueshem drejt dritares bojeqielli. Comino eshte ndodhet ne gjysme te rruges midis Gozos dhe Maltes dhe eshte nje parajsë per xhytesa. Laguna Bojeqielli me ujin ngjyre turkeze dhe nje reren e arte mund te jete vendi perfekt per nje udhetim unik.Maltezat jane njerezit tipike mesdhetar, shume te qeshur,te dashur dhe shume mikeprites.
Asnje ishull tjeter nuk te ofron aq shume bukuri natyrore, atre dhe arkitekture aq sa ofron vete Malta.Ketu cdo gje qe mund te arrihet. Malta eshte me shume se nje muze , eshte nje nderthurje midis te antikes dhe realitetit,nje kryeveper qe nuk ka nevoje per komente...Arqipelagu Maltez shtrihet virtualisht ne mes te Mesdheut, ne nje largesi prej 93 km nga Sicilia dhe 228 km nga Afrika Veriore. Arqipelagu perbehet nga tre ishuj Malta, Gozo dhe Comino, me nje popullsi prej 400 000 banore te shperndare ne nje siperfaqe 316 km katrore dhe ka nje vije bregdetare 196.8 km te gjate ( duke mos perfshire ketu gjatesine e bregdetit te Gozos prej 56.01 km).Malta ishulli me I madh dhe Qendra kulturore, tregtare dhe administrative. Gozo eshte i dyti per nga madhesia dhe ka me shume fshatra te cilet karakterizohen nga peshkimi, turismi, zejtaria dhe agrikultura, ndersa Comino eshte pothuaj i pabanuar. ( ne fakt jeton vetem nje familje prej 8 personash). Me nje mot shume te mire dhe me shume diell, plazhe te shumta, jete nate shume te pasur dhe nje histori teper interesante 7000 vjecare, Malta eshte nje destinacion ku ka shume per te pare dhe per te bere. Vendet interesante si Hypogeum, i cili eshte zgjedhur si nje Trashegimi Boterore nga UNESCO, Tempujt prehistorike, Pallatet dhe Kathedralet kane nje vlere historike, kulturore dhe arkitektonike te jashtezakonshme. Mardhenia e gjate midis banoreve te ishullit dhe kombesive te ndryshme qe kane pushtuar Malten gjate shkujve kane krijuar nje perzierje stilesh dhe traditash, duke i dhene ketij Ishulli nje kulture shume te pasur.\
MALTA, nje Perle ne zemer te Mesdheut
Cmimi: 520 Euro/person
Dita 1,
Nisja nga Tirana me kompanine ajrore AIR MALTA ne oren 6.00 ne mengjes dhe mberritja ne Malte ne oren 7.30. Pritja dhe pershendetja nga partneret tane, dhe nisja nga aeroporti direkt per nje ekskursion ne Kryeqytetin e Maltes, Valletta, i quajtur ndryshe nje qytet i ndertuar nga Zoterinjte per Zoterinjte. Gjate ketij turi do te ecni permes rrugicave te ngushta te Valletes, ku cdo pallat, ndertese, mur ose gur mbart nje pjese te rendesishme te historise se qytetit dhe te gjithe ishullit. Do te shihni : Kopshtet e mrekullueshme « Barraca » nga te cilat mund te shijoni nje pamje mbreselenese te Portit me te madh natyror te Europes , Grand Harbour, duke vazhduar me pas me Katedralen e Shen John, ku ndodhen dhe pikturat e te famshmit Caravaggio, dhe me pas Pallati i Grand Master.
Kohe e lire per dreke ose shopping dhe me pas transferta per ne Hotel.
Akomodim ne hotel dhe pasdite e lire ne nje nga qendrat me turistike te Maltes, St, Julian, ku mund te shihni rezidencen e personazheve te Famshem te Holliwoodit dhe portin e Jahteve te tyre, Portomaso. Gjithashtu ne mbremje mund te shetisni ne rrugicat e kendshme dhe plot gjalleri ku do te gjeni bare, restorante, disko, pub-e e kasino per te kaluar nje mbremje argetuese.
Dita 2,
Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit te shoqeruar nga guida do te kalojme nje dite ne Sliema, nje qytet shume i kendshem pergjate bregdetit, nje nga qendrat kryesore te Maltes ku ndodhen dyqanet dhe qendrat tregetare per pazar, ku mund te beni dhe shetitje me anije, apo shetitje me kembe pergjate bulevardit buze detit.
Kthimi ne hotel pasdite, darka dhe mbremje e lire.
Dita 3:
Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit gjithe dita do ti kushtohet vizites ne ishullin moter te Maltes, GOZO. Nisja ne oren 08 30 nga hoteli, transferta per ne Port, ku do te marrim tragetin per ne Gozo. Gjate ketij turi ne ishullin e dyte me te madh pas Maltes do te vizitoni Tempujt e famshem para-historic te ndertuar nga nje femer gjigante para 5 000 vjetesh, me pas nje vizite ne qytetin kryesor te Gozos, Rabat ku do ngjiteni ne kalane e tij Citadela, e cila ka mbrojtur gjithe popullsine e Gozos Brenda mureve te saj gjate luftrave te shumta.
Me pas nje ndalese ne Xlendi ( Shlendi), nje fshat shume I kendshem peshkataresh buze detit ku do te kemi pak kohe te lire per dreke.
Pas drakes do te vazhdojme viziten ne nje nga Monumentet e mrekullueshem krijuar nga Natyra dhe deti Mesdhe, “ Dritarja e Kalter” nje dritare gjigante e krijuar ne shkemb nga erozioni detar per mijera vjet, tani vendi me I preferuar per zhytesit dhe fotografet.
Ketu mund te beni shetitje me anije te vogla te cilat ju cojne permes shpellave mbi ujin e kristalte blu ku mund te dalloni lehte koralet shume ngjyreshe.
Kthimi ne port ku do te merrni tragetin per tu kthyer ne Malte.
Kthim ne hotel dhe darka e lire.
Dita 4.
Mengjesi ne hotel, dhe pas mengjesit nisja per nje ekskursion ne Qytetin e Mdines, nje qytet teper interesant i cili duket sikur brenda mureve te tij rrethues ruan akoma atmosferen mesjetare, me pallatet e Aristokracise Malteze dhe rruget e ngushta prej guri.
Pas Mdines nje vizite ne Rabat, ku mund te vizitoni Kishen e Shen Polit dhe shpellen e Shen Polit te lidhura keto me qendrimin e Shen Polit ne Malte ne vitet 60 Pas Krishtit. Guret e kesaj shpelle besohet te kene aftesi te vecanta sheruese dhe edhe pse prej saj gerryhen sasi te medha shkembi ajo kurre nuk ndryshon permasat e saj.
Do te vazhdojme viziten ne Fshatin e Artizaneve ku do te mund te vizitoni 2 prej punishteve te argjendit dhe te qelqit. Ju do te mund te shihni me syte tuaj se si prodhohen ne vend objektet prej qelqi qe nga figurat e vogla e deri ke peisazhe te krijuara ne qelq. Gjithashtu do te mund te shikoni artin e perpunimit te argjendit dhe punimet me te imta te bizhuterive.
Ketu mund te beni dhe Pazar.
Kohe e lire per dreke dhe do ta mbyllim diten me nje vizite ne qytetin e Mostes ku ndodhet dhe Kisha Mosta me kupolen e saj te mrekullueshme, e treta ne Bote per nga madhesia, e cila eshte ndertuar nga vete banoret e fshatit si perkujtimore e nje mrekullie te ndodhur gjate Luftes se Dyte Boterore.
Kthimi ne hotel dhe darka
Dita 5, Mengjesi ne hotel dhe dite e lire, per te kaluar ne rruget e St Julian, apo Spinola Bay, ose mund te shijoni nje kafe ne Portin e Jahteve te Portomasos me nje pamje te mrekullueshme buze detit.
Pasdite nisja per ne aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane.
NE PAKETE PERFSHIHEN:
- Fluturimi vajtje - ardhje me charter te kompanise AIR Malta
- 4 Nete fjetje ne hotel me 4*
- Mengjesi dhe darka per te gjitha ditet e qendrimit.
- Exkursionet e permendura me lart me guide te licensuar malteze per te gjitha ditet me perkthyes ne shqip per cdo 45 veta
- Bileta e tragetit per ne Gozo
- Transferta nga aeroporti ne hotel dhe anasjelltas.
- Shoqerues shqiptare nga agjensia
- Assistenca nga partneret tane
- Siguracioni shendetesor per ditet e qendrimit.
Ne momentin e prenotimit do te paraqisni prane agjensise tone:
- Pasaporte
- 2 Fotografi
- Vertetim Pune ose Licenca Biznesi
- Vertetim llogarie bankare.
- Pagese 50 % te cmimit te paketes.
Ne pakete nuk perfshihet viza Malteze e cila kushton 35 euro/person. Pensionistet dhe femijet nen 6 vjec e kane vizen falas.
Menuja Kryesore
- Home
- Destinacione
- Paketa Turistike
- Ekskursione
- Biletari
- Minuta e Pare
- Minuta e Fundit
- Pushimet e Veres
- Kontakt


