MAROK
Asnje vend nuk eshte aq terheqes dhe befasues sa Maroku. Nje vend plot kontraste imazhesh, ngjyrash, aromash te cuditshme dhe eksperiencash ekzotike. Nje destinacion me ekstreme te jashtezakonshme, me mundesi te pafundme ku brenda nje dite mund te shijoni plazhet e mrekullueshme te Agadirit, freskine dhe gjelberimin e Maleve Atlas, diellin e nxehte ne rrugicat e Marakeshit dhe hapsirat ranore te Saharase.Nje vend sa legjendar aq edhe real, sa I vjeter aq edhe I ri ku tradita nderthuret aq natyrshem me modernizmin.Agadir dhe Kasablanka, Marakesh dhe Tanger emra legjendare qe mbartin nostalgjine e vendeve te largeta por ne fakt mjafton te kalosh ngushticen e Gjibraltarit qe kjo toke magjike te shpaloset perpara ssyve te turisteve Europiane.
QYTETET PERANDORAKE
Ata ngrohen nga I njejti diell dhe jane ndertuar net e njejten toke. Ata nuk jane as te ndryshem dhe as identike. RABAT, MEKNES, FES, MARRAKESH
Kater qytetet Perandorake. Kater qytete qe rrezatojne. Ne fakt ata jane ndertuar per te shkelqyer. Te konceptuar si kryeqytete
RABAT MEKNES FES MARRAKESH eshte e veshtire te vendosesh per me te preferuarin. Zgjidhja me e mire eshte te udhetosh pergjate 1047 km qe lidhin keto qytete perms histories se Marokut.
Nje udhetim I paharruar epr te zbuluar keto kater qytete te mrekullueshme ku e kaluara nderthuret me te tashmen per te krijuar nje shperthim te vertete sensacionesh.
Dhe sapo te largoheni do te doni te ktheheni perseri.
Kjo eshte thirrja perandorake e qyteteve perandorake
R A B A T
Eshte blu gjithandej. Bluja intensive e qiellit dhe e detit. Dhe duke qendruar ne mes te mureve mbrojtes
ngjyre oker, nje qytet I bardhe rrezatues dhe nje minaret qe takon rete. Ky eshte Rabati , kryeqyteti I Marokut Rabati ka nje histori te gjate si kryeqytet.
Ne shekullin XII, Yacoub el-Mansour, pushtuesi I madh Almohad e zgjodhi ate per te qene simboli I
shkelqimit te tij. Por Rabati e kishte nje histori. Merinidet e nderuan kete qytet duke e bere pjese te
nekropolit Cellah te ndertuar mbi rrenojat e qytetit antic Roman, Sala
Historia ka lene gjurmet e saj ne Rabat me Hassan Tower ndertuar per nder te Yacoub el-Mansour dhe epr
te qene nuje nga xhamite me te medha ne Boten Muslimane, Mausoleumi I Muhamedit V, arkitekt I
pavaresise Marokene ne 1956, dhe Pallati Mbreteror, rezidenca Mbretit dhe dhe qeverise qe ne vitin 1912.
M E K N E S
Nje enderr e bere realitet, e vendosur ne zemer te Marokut.
Meknes, qyteti Perandorak I ndertuar nga Mulay Ismail. Me shume perpjekje dhe me nje deshire qe nuk u
zbeh kurre, ai mori persiper ta bente kete qytet nje kryeqytet te denje per pamjen e tij. Palate, Xhami,
Shatervane, Tarrace, Kopshte dhe Dyqane u ndertuan papushim per nje kohe prej 50 vjetesh per te
mbushur hapsiren gjigande qe ndodhej brenda mureve rrethues.
Ky ishte vizioni I paperfunduar I Moulay Ismail – dhe qe atehere Meknes vazhdoi te ishte endrra e te
gjitheve. Jane portat e saj, portat e saj monumentale, ato qe happen ne muret e trasha per te lejuar hyrjen
ne mrekullite e qytetit.
F E Z
E pare nga Varrezat Antike Meridine, Fesi eshte nje oqean I qete catish te sheshta dhe tarracash
mbizoterojne net e dy anet e Wadi Fes. Por sapo hyn ne qytet cdo gje gjallerohet nga aktivitetet.
Nje nderthurje rrugicash, shkallesh dhe kopshtesh te vogla te cojne ne rruget e kufizuara nga dyqane te
vogla pa fund qe shesin gjithfare punimesh artizanale.
M A R R A K E S H
Kryeqyteti I Almoravideve ne shekullin e XI, ai I dha emrin Marokut ne te kaluaren dhe mbart magjine e tij
edhe ne ditet e sotme.
Nje oaz ne kufijte e shkretetires, nje perle ne kembet maleve Atlas, Marrakeshi kryeqyteti vezullues I
Marokut te Jugut. Dhe te gjitha rruget te cojne ne sheshin Jemaa el Fna . muzikante, kercimtare, fallxhore, stervites gjrprinjsh, pikturues duarsh, karroca qe shesin leng te fresket portokalli apo arra te pjekura te mbledhur te gjithe ne nje spektakel shumengjyresh
Menuja Kryesore
- Home
- Destinacione
- Paketa Turistike
- Ekskursione
- Biletari
- Minuta e Pare
- Minuta e Fundit
- Pushimet e Veres
- Kontakt


