
Udhetim me autobuz ne Selanik-Janine
28 Nentor - 1 dhjetor. 3 Nete/4Dite.
145 euro/person, mengjes bufe dhe 1 darke e perfshire.
Nje surprize e kendshme ne Janine: Darka dhe Fjetja ne Hotel 5* ne qender te Janines.
Dita 1:
Nisja heret ne mengjes me autobus per ne Selanik. Duke parashikuar 2 – 3 ndalesa rruges per kafe ose dreke, mberritja ne Selanik ne mbremje, akomodimi ne hotel. Kalimi i pikes kufitare do te behet nga Kapshtica.
Ne mbremje mund te shetisni ne qender te qytetit I cili zakonisht eshte plot gjalleri deri ne oret e vona te mbremjes.
Darka e lire.
Dita 2:
Pas mengjesit ne hotel do te fillojme me viziten e qytetit te Selanikut. Selaniku, eshte qyteti i dyte i Greqise per nga madhesia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike.
Mjaft interesante eshte historia e ketij qyetit ku kultura te ndryshme kane lene gjurmet e tyre ne shekuj.
Ne objektet per tu vizituar mund te permendim: Kullen e Bardhe, e cila ndodhet ne sheshin qendror te qytetit e ndertuar ne shekullin XV. Ndertuar nga turqit si kulle mbrojtese, me pas u kthye ne nje burg, dhe ne ditet e sotme eshte nje symbol I qytetit dhe muze.
Turi do te vazhdoje me vizite ne Kishen Shen Sofia, Kishen Bizantine te Shen Dhimitrit, rrenojat Romake, deh monumente te tjera te rendesishme te periudhes Romake, Bizantine dhe Turke.
Programi me guide do te mbaroje ne Sheshin Aristoteles, qe eshte nje nga sheshet me te bukur te Selanikut, ku mund te hani dreke ne restorantet perqark.
Gjate pasdites mund te vizitoni rruget perreth ketij sheshi me dyqane per Pazar.
Dita 3:
Pas mengjesit dorrezimi i dhomave dhe nisja per Janine. Mberritja ne mesdite ne Janine, marrja e dhomave. Vizite e kalase se Janines, qytetit te Janines, Liqenit. keto vizita do te behen nen drejtimin e Guides.
Darka e ofruar brenda cmimit ne Hotelin Luksoz 5* ne Janine. Mbas darkes me qenese hoteli ndodhet ne qender te qytetit, dhe duke qene e premte ne darke mund te frekuentoni tavernat me muzike Greke.
Akomodimi ne hotel 5* Grand Serai Janina. Vendodhja e Hotelit..
Dita 4:
Pas mengjesit kohe e lire deri ne mesdite dhe pastaj nisja per ne Tirane. rruga e kthimit do te behet nga kakavija.
Ndalese rruges per pushim, kafe etj.
Ne pakete perfshihen:
- Akomodimi ne hotel 2 nete ne Selanik me mengjes ( Hotel Park 3*..>)
- Akomodim 1 nate ne Janine ne hotel 5* mengjes+darke (Grand Serajet Mitsis Hotel 5*..>)
- Mengjeset Bufe per periudhen e qendrimit.
- Nje darke ne Hotel 5* ne Janine
- Transporti vajtje – ardhje me autobus komod.
- Vizitat sipas programit me guide.
- Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit.
Nuk perfshihen:
- Hyrjet ne muze
- Hyrjet ne Buzuk
Ne cmim nuk perfshihen siguracioni shendetesor qe eshte i detyrueshem , cmimi 3 euro