Normandi - Bretanje
PARIS-NORMANDI 5NETE / 6DITE
Cmimi 750 Euro/person

Dita 1: Nisja nga Tirana me avion ne dreke dhe mberritja ne Paris ne darke. Pritja nga partneret tane, transferta per ne hotel, akomodimi dhe mbremje e lire.
Dita 2: Mengjesi ne hotel.
Ekskursioni “Parisi gjate dites dhe vizite e objekteve me te njohur” me autobus dhe guide e licensuar Franceze (me perkthim ne shqip) ku do te vizitohen:

Katedralen Notre Dame, Sheshi La Concorde, Muzeun e Luvrit (nga jashte), Bulevardi Champs Elysees, Kullen Eifel, Trocadero, Harkun e Triumfit, Muzeumi I Veteraneve te luftes.
Ne kete tour autobozi ndalon 30 – 45 min ne cdo object per ta vizituar nga jashte dhe per te bere fotografi. Gjithashtu guida shpjegon historikun e cdo objekti fakte interesante dhe vlerat e tyre. Ky tour fillon ne oren 10.00 dhe mbaron 14.00 ne dreke. Gjate ketij ekskursioni nuk mjafton koha per te hypur ne kullen Eifel. (Diskutohet me drejtuesin e grupit per nje moment tjeter)
Mbas mbarimit te ekskursionet Autobuzi na ndalon ne Lagjen Latine per te ngrene dreken ku ka restorante te te gjitha llojeve dhe fastfoode me cmime te ndryshme.
Mbas Drekes sugjerojme hyrjen ne Museumin e Luvrit. (Bileta 10 euro per te rritur dhe falas per femije) dhe me vone shetitjen me anije ne Lumin e Senes (Bileta 11 euro per te rritur dhe 6 per femije)
Darka e lire per pazar, shetitje, kafe te shoqeruar nga drejtuesi I grupit.
Kthimi ne hotel me metro
Dita 3: Mengjesi ne hotel
l09.00 Nisja nga hoteli per ne NORMANDI, pjesa veri-perendimore e frances deri ne brigjet e Detit te Veriut. Mbas nje ore udhetim ne autostrade ndalese ne qytetin e Njohur te ROUEN. Vizite ne kete qytet per rreth 1 ore dhe me pas udhetimi vazhdon ne drejtim te detit ne qytetin simpatik, Honfleur, ku mund te hahet dhe dreka (me cmime te arsyeshme) me prodhime deti. Duke qene nje qytet bregdetar restorantet kryesisht kane prodhime deti. Me tutje udhetimi vazhdon ne Trouville ku do te behet nje ndalese me tutje ne Deauville.

Deauville eshte nje qytet turistik dhe I njohur sepse vdo vit zhvillohen festivalet e filmave Amerikane.
Rreth ores 18.00 Check in ne Hotel.
Darka e lire, ne kafenet ose restorantet e qendres se qytetit dhe bregut te detit
Dita 4: Mengjesi ne hotel.
10.00 nisja ne drejtim te nje objekti shume te njohur historik te asaj zone:
MONT SAINT MICHEL, I cili ndodhet 200 km larg Deauville dhe eshte nje ishull qe ndodhet ne bregun verior te frances midis Normandise dhe Bretanjes I ndertuar ne shekullin e 8 si nje kishe e vogel nga Archangel Michael dhe me vone ne vitin 966 u be si Manastiri I Benedikteve….

Ne vitin 1020 mbreti Richardi II filloi ndertimin e Kishes se ABBEY e cila qendron edhe sot madheshtore. Dreka sugjerohet ne rerstorantit brenda ishullit duke shijuar panoramen e detit nga te kater anet. 15.00 nisja per Paris, 470 km autostrade, me nje ndalese rruges.
Mberitja ne hotelin e Parisit rreth ores 20.00. Darka e lire
Dita 5: Mengjesi ne hotel. Ekskursioni: “Vizite ne Monmartre”
Montmartre (Mali I Martireve), pika me e larte e Parisit 130 m mbi nivelin e detit, ku do te vizitohet dhe Basilika Sacré Cœur, nje basilike Romano Bizantine kushtuar Zemres se Shenjte. Gjithashtu do te vizitohet dhe Sheshi I Artisteve ku sugjorohet qe te hahet dhe dreka.Pas drekes levizje me metro te shoqeruar nga drejtuesi grupit ne Monparnase, ku mund te behet shoping ne dyqanet me emer te montaparnasit, rrugen Rue de Rene.
Kthimi ne hotel pasdite, Darka e lire
Dita 6: Mengjesi ne hotel, transferta per ne Aeroport dhe nisja per ne Tirane.
Perfshihen:
- 5 Nete fjetje ne hotel me 3 * ne:
- Ibis Nogent sur Marne Paris 2 nete
- Ibis Deauville Villier Plage Deauville 1 nate
- Ibis Paris Porte d'Italie Paris 2 nete
Mengjesi per ditet e qendrimit
- Udhetimi me Avion vajtje – ardhje
- Shetitjet dhe ekskursionet e permendura ne program me autobus dhe guide te licensuar franceze me perkthim ne Shqip
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Siguracioni shendetesor gjate udhdetimit
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia gjate gjithe udhetimit
Ne pakete nuk perfshihet viza Franceze e cila kushton 35 Eur/person dhe biletat e hyrjes ne muzeume.
Ne momentin e prenotimit do te paraqisni prane agjensise tone:
- Passaporte
- Fotokopje Pasaporte
- Certifikate familjare
- 2 Fotografi
- Vertetim pune me pagen e percaktuar ose ne rastin e bizneseve private kopje licence, NIPT, Vendim gjykate
- Vertetim per llogari bankare
- Per femijet nen 18 vjec nje deklarate noteriale nga te dy prindrit qe lejojne femijen te udhetoje jashte shtetit.
- Pagesa e vizes 35 eur/person
- 50 % e cmimit te paketes
Aplikimin per vize dhe dokumentacionin e duhur e pergatit agjensia. Klientet do te paraqiten ne ambasade per te dorezuar dosjen personalisht ne nje dite dhe orar te caktuar per te cilin do tu njoftojme ne.
ITINERARI QE DO TE NDIQET
PARIS – ROUEN – HONFLEUR – TROUVILLE – DEAUVILLE – MONT SAINT MICHEL

Distanca Paris – Mont Saint Michel 470 km (Autostrade)
Menuja Kryesore
- Home
- Destinacione
- Paketa Turistike
- Ekskursione
- Biletari
- Minuta e Pare
- Minuta e Fundit
- Pushimet e Veres
- Kontakt


