Merkure, Nentor 26, 2014

Slloveni-Austri

SLLOVENI – AUSTRI

Ljubjana – Shpellat Postojna – Klagenfurt – Salzburg

 Dita 1: Nisja nga Tirana per ne Ljubjane me Adria Airways. Mberritja ne Ljubjane, transferta nga aeroporti ne qytetin e Ljubjanes, nje vizite panoramike e qytetit,

akomodimi ne hotel dhe mbremje e lire.

Dita 2: Pas mengjesit ne hotel, do te vazhdojme nje vizite te qytetit ku do te ndalojme ne objektet me te rendesishme turistike, historike dhe kulturore.

Kalaja e Qytetit : e ndertuar ne nje pozicion dominant  ajo mbetet nje nga vendet me piktoreske  dhe ne te vizituara per turistet. Me nje histori qe fillon qe nga periudha e mesjetes, ne kete keshtjelle ndodhet dhe Kisha e Shen Gjergjit e themeluar ne 1489, brenda te ciles ngjendet edhe nje fakt qe verteton per mbreterimin e Perandorit Frederik III te Habsburgeve.

Kalaja sot eshte vendi kryesor ku zhvillohen aktivitetet kulturore si koncerte, ekspozita, festivale nderkombetare etj  si dhe pika me e larte nga ku mund te shohesh nje pamje te mrekullueshme te gjithe qytetit.

Katedralja ( Kisha e Shen Nikolles)   me porten e saj te vecante  ku tregohet gjithe historia e Sllovenise duke vazhduar me nje shetitje tek Tre Urat te njohura si Tromostovje.

Ne dreke nisja per ne Postajna Jama, nje nga Shpellat me te famshme te Sllovenise dhe te Europes gjithashtu, per shumllojshmerine e formave, guvave te medha, formacionet e stalaktiteve dhe stalagmiteve, dhe karakteristikat e ujit.

Kthimi ne hotel dhe mbremje e lire.

Dita 3: Pas mengjesit nisja per ne Klagenfurt, nje qytet shume I vogel ne Austri por shume I njohur si qender turistike. Sipas legjendes e gjithe zona rreth qytetit ishte pushtuar nga nje dragua “ Lindwurm”. Nje burre shume trim e vrau dragoin dhe qe atehere u zbulua Klagenfurti.

Per tu vizituar: Statuja e Dragoit ne qender te Neuer Platz, qe eshte dhe qendra e qytetit.
'Landhaus' eshte ndertesa e Parlamentit te Carinthias me nje holl shume te madh te zbukuruar me lloje te ndryshme armaturash antike.

Katedralja e Klagenfurtit nje ndertese spektakolare e cila eshte nje shembull I paster I arkitektures baroke.

Minimundus : Nje muze ne te cilin ndodhen te gjitha modelet ne miniature te ndertesave me te medha dhe me te famshme te Botes si Kulla Eifel, Taj Mahal, Katedralja e Shen Pjetrit etj.

Pasdite do te vazhdojme rrugen per ne Salzburg, i njohur si qyteti i Muzikes, pasi eshte vendlindja e te famshmit Mozart. Akomodimi ne hotel ne Salzburg. Mbremje e lire.

Dita 4: Mengjesi ne hotel dhe pas mengjesit do te vazhdojme me nje vizite te qytetit te Salzburgut ku si pikat kryesore mund te permendim:

Keshtjella e Hohensalzburg, nje ndertese 900 vjecare, e cila konsiderohet si ndertesa mesjetare me e mirembajtur ne Europe.

Kisha Shen Sebastian eshte kisha me mbreselenese e ndertuar ne stilin Gotik.

Sheshi I Mozartit I krijuar per te nderuar birin me te famshem te ketij qyteti.

Pasdite dhe mbremje e lire.

Dita 5: Pas mengjesit nisja heret per ne aeroportin e Ljubjanes ku do te marrim fluturimin per ne

Cmimi :  570 Euro / person

Perfshihet ne pakete:

  • Udhetimi vajtje ardhje Tirane – Ljubjane – Tirane
  • 4 nete fjetje ne hotel me 3 yje ne Ljubjane dhe Salzburg
  • Mengjeset per ditet e qendrimit
  • Udhetimi me autobuz Ljubjane – Klagenfurt – Salzburg – Ljubjane
  • Vizitat me guide sipas programit
  • Shoqerues shqiptar gjate gjithe udhetimit

Ne pakete nuk perfshihet :

  • Viza Sllovene 35 Euro
  • Bileta e hyrjes ne Shpellat Postojna
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « Perfshihen »

Ne momentin e prenotimit do te paraqisni prane agjensise tone:

  • Pasaporte
  • Certifikate personale e legalizuar ne Ministri te Jashtme
  • 1 Fotografi
  • Vertetim Pune ose shkolle
  • Vertetim llogarie bankare.
  • Pagese 50 %  te cmimit te paketes.
  • Siguracion shendetesor per ditet e udhetimit.

Pensionistet dhe femijet nen 6 vjec e kane vizen falas.

Aplikimin per vize dhe dokumentacionin e duhur e pergatit agjensia. Klientet do te paraqiten ne ambasade per te dorezuar dosjen personalisht ne nje dite dhe orar te caktuar per te cilin do tu njoftojme ne.