Budapest-Viene-Prage
5 NETE/6 DITE
Cmimi: 660 Euro/person
Perfshihen:
- 1 nate fjetje ne hotel me mengjes ne Prage.
- 2 nete fjetje ne hotel me mengjes ne Viene.
- 2 nete fjetje ne hotel me mengjes ne Budapest.
- Udhetimi Vajtje – Ardhje me avion Tirane – Budapest – Tirane me MALEV.
- Transferta me autobus komod Budapest – Viene–Prage–Budapest
- Ekskursionet me guide ne shqip te permendur ne program
- Transfertat Aeroport / Hotel / Aeroport
- Bileta e hyrjes ne Parlamentin e Budapestit.
- Shoqerues dhe asistenca nga agjensia.
Dita 1:
Nisja nga Tirana ne 05.10 me MALEV. Mberritja ne Budapest ne 06.30. Pritja nga partneret tane dhe nisja per ne Viene me autobuz (240 km). Mberritja ne Vienne rreth ores 10.00, dhe pas akomodimit ne hotel dhe nje pushimi te shkurter do te bejme nje tur panoramik te qytetit gjate te cilit do te njiheni me monumentet historike me te famshme te Vienes.
Do te shihni Ringstrasse, nje rruge e njohur per ndertesat e mrekullueshme,ndertuar me ndihmen e Kaiserit Franz Josef mbas rrenimit te nje pjese te Pallatit mbreteror te Hofburgut.
Do vizitojme nga jashte: Operen,nje ndertese madheshtore ndertuar ne 1861-1869. Historia e muzikes klasike te Vienes perfshihet ne kete ndertese.
Burgringun, Muzeu i Arteve te Bukura dhe Muzeu i Historise Natyrore. Vazhdojme me Parlamentin e Austrise edhe Bashkine e Vienes, Neues Rathaus-in. Ne fund te kesaj pjeses te Ringut mbas bashkise qendron fakulteti me i vjeter i Austrise, themeluar qe nga shekulli 14 edhe perballe Parlamentit teatri i pallatit mbreteror, Burgtheater, Pallatin Hofburg, rezidenca e famshme e Perandoreshes Elizabeth, e njohur nga vendasit si " Sisi". Pasdite e lire ne rruget me te bukura dhe turistike te Viennes, ne Kartner Shtrasse ose Mariahilfer, mundesi per Pazar ose mund te vizitoni Biblioteken Mbreterore, Varret e Perandoreve etj. Kthim ne hotel ne mbremje.
Dita 2:
Pas mengjesit, ora 08 00, nisja per ne Prage, 296 km, nje udhetim qe zgjat rreth 3.5 ore me nje pushim gjate rruges per kafe ose per te ngrene.
Para se te arrijme ne Prage do te bejme nje ndalese ne Kutna Hora, nje qytet i vogel I cili paraqitet edhe sot si nje qytet mesjetar I quajtur ndryshe Qyteti i Argjendit, I themeluar ne Shekullin 13, ku do te gjeni shume monumente te stilit gotik. Nje tur I shkurter me kembe do te perfshije vizite ne Katedralen e Shen Barbaras ku do te shihni pikturat e saj te famshme si dhe vizite ne Fabriken Mbreterore te prodhimit te monedhave te argjendta. Vazhdimi i udhetimit per ne Prage dhe mberritja ne Prage rreth ores 16 00, akomodim ne hotel dhe pas nje pushimi te shkurter, do te shkojme ne Sheshin Wenceslas, I cili me shume se nje sheshi, I ngjan nje bulevardi te madh ku gjenden hotelet me te njohura, dyqane veshjesh dhe bizhuterish, suvenire, restorante e fast-food-e. Pas nje shetitje me kembe te shoqeruar nga guida per tu njohur me historine e krijimit dhe te ekzistences se ketij sheshi, do te kemi kohe te lire per te ngrene darke apo per pak Pazar

Dita 3:
Pas mengjesit, ne oren 09.00 do te vazhdojme turin e qytetit te Prages, I cili perfshin : Vizite ne Keshtjellen kryesore te prages ku ne brendesi te saj do te kemi mundesi te vizitojme Katedralen e St Vitusit, e cila konsiderohet si tempulli me i madh ne Prage. Ne kete Katedrale jane kurorezuar shume mbreter te dinastise ceke ne periudha te ndryshme.
Turi vazhdon ne Baziliken e St Geoget Pas ketyre vizitave i drejtohemi Pallatit Mbreteror me nje stil te vecante Gotik, ku bie ne sy stili i jeteses arsitokrate te mbreterve qe kane sunduar ne Ceki. Vazhdojme duke kaluar rrugen mbreterore qe lidh uren Carles me 30 statujat e famshme te qytetit te vjeter, duke perfunduar turin ne oren e famshme astronomike te qendres se qytetit.
Rreth ores 14 00 nisja per ne Viene. Mberritja ne Viene rreth ores 17 30. pas akomodimit ne hotel mund te dalim te shoqeruar nga guida ne Sheshin e Shen Stefanit per te kaluar mbremjen. Ne kete shesh ka dyqane, restorante, kafe suvenire etj.
Dita 4:
Pas mengjesit ne oren 09 00 do te vazhdojme nje tur ne Vienne ku mund te perfshijme vizite ne Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit (bileta nuk eshte e perfshire ne cmim dhe kushton 10 euro) ose kohe e lire ne qender.
Rreth ores 13 30, nisja per ne Budapest, 240 km, nje udhetim qe zgjat rreth 3 ore, duke perfshire nje pushim te parashikuar ne mes te rruges rreth 30 min.
Mberritja ne Budapest rreth ores 16 30. Pas akomodimit ne hotel, te shoqeruar nga guida mund te bejme nje shetitje ne Budapest, ne rrugen Vaci utca, nje nga rruget tregetare dhe turistike me te vjetra te qytetit te Pestit ( kjo levizje do te behet pa autobuz, me transport publik). Darka dhe mbremja e lire.
Dita 5:
Pas mengjesit ne oren 09 00 nisja me autobus per turin e qytetit te Budapestit ku do te vizitojme: Lagjen “Kala” e cila eshte nje nga lagjet me te vjetra te Budapestit ku ndodhet Pallati mbreteror, Kisha Matias, dhe Bastia e Peshkatareve. Ne rrugicat karakteristike te kesaj lagjeje do te gjeni dyqane suveniresh, verërash dhe bare e lokale per tu ç’lodhur dhe për te shijuar ëmbëlsirat tradicionale Hungareze.
Vazhdojme me ndertesen me te Famshme te Budapestit, Parlamentin dhe Sheshin e Akademise ku ndodhen pjesa me e madhe e Fakulteteve te Budapestit dhe Ministrive. Do te njiheni me historine e ndertimit te ketij sheshi si dhe te te gjitha ndertesave te tij te rendesishme. Do te vazhdojme me Katedralen e Shen Stefanit, Bulevardi Andrasy, ku ndodhen Opera dhe Muzeu i Terrorit, dhe ne fund Sheshin e Heronjve perreth te cilit ndodhen: Keshtjella e Hunjadit, Banjot termale Szechenyi, Kopshti Zoologjik, Muzeu i Arteve dhe Muzeu i Artit Modern. Autobuzi do te jete ne dispozicion deri ne oren 15 00. dhe ndalesa e fundit do te jete Parlamenti i cili do te vizitohet nga brenda.
Kthimi ne hotel apo vajtje ne qendra tregetare do te behet me metro.
Dita 6:
Kohe e lire deri ne oren 10 30 ku do te behet transferta per ne aeroport dhe kthimi ne Tirane ne oren 12 50.
Ne pakete NUK perfshihen:
- Viza Hungareze e cila kushton 35 Euro/person. Pensionistet dhe femijet nen 6 vjec nuk paguajne per vizen.
- Drekat dhe darkat
- Biletat e hyrjeve ne monumente e muzeume (me perjashtim te biletes se hyrjes ne Parlament Budapest)
- Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken « perfshihet »
SHENIM : Ky cmim eshte llogaritur per person te rritur qe ndan dhomen dyshe.
- Shtesa e pageses per person ne dhome teke eshte 150 euro.
- Cmimi per femije nen 12 vjec qe ndan dhome dyshe me 2 te rritur eshte 440 Euro
Ne momentin e prenotimit, personat qe do te aplikojne per vize duhet te paraqisin prane agjensise tone:
- Passaporte
- Certifikate personale e legalizuar ne Ministri te Jashtme
- 1 Fotografi
- Vertetim Pune
- Vertetim nga sigurimet shoqerore
- Vertetim Bankar + levizjet e bankes per 3 muajt e fundit
- 50 % e cmimit te paketes.
Personat me viza schengen qe nuk kane nevoje per vize duhet te sjellin :
- Pasaporten
- 50 % e cmimit te paketes
Aplikimin per vize dhe dokumentacionin e duhur e pergatit agjensia. Klientet do te paraqiten ne ambasade per te dorezuar dosjen personalisht ne nje dite dhe orar te caktuar per te cilin do tu njoftojme ne.
Menuja Kryesore
- Home
- Destinacione
- Paketa Turistike
- Ekskursione
- Biletari
- Minuta e Pare
- Minuta e Fundit
- Pushimet e Veres
- Kontakt



